Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj është shprehur edhe sot në mbledhjen e sotme të Komisionet të Ligeve, kundër rritjes së akcizës së birrës.
Ai i kërkoi ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj që ta rishikojnë edhe një herë këtë masë, pasi sipas tij rritja që do t’i bëhet çmimit të birrës për litër nuk është 1 lek, por 15 lekë.
“Ka diferencim të akcizës së birrës në BE. Më duhen se cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të birrës në vend dhe kapaciteti i prodhimit? Sa do jetë rritja e çmimit të shishes së birrës në rast të rritjes së akcizës? Sa informacion keni ju në lidhje me rritjen e akcizës së birrës në rajon.
Nga informacioni që kam vetëm një fabrikë birre në Shqipëri i afrohet 180 hekto litrave, kurse fabrikat e tjera janë nga 60 dhe 40, shumë larg nga 200 hekto litrave në vit prodhim birre që ne të kalojmë në masa të tilla.
Unë nuk dua të korrigjo llogaritë që keni bërë ju për koston që i shtohet shishes së birrës pas rritjes së akcizës, por rritja e çmimit për litër nuk është ajo që thoni ju, por unë do them se është 15 lekë për litër, dhe për një shishes së birrës shkon me 5.5 lekë, rritje e konsiderueshme dhe do thoja ta shikonit edhe një herë këtë llogari dhe ta keni parasysh.
Ose t’i jepni mundësi biznesit të kemi një rritje në shkallë, ose kjo është shumë e lartë. Pra i bie 15 lekë për litër jo 1 lekë që thatë ju”, tha Sinaj.
Diskutime rreth kësaj post