Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar si tejet irrituese faktin se presidenti serb Aleksandër Vuçiç në samitin Open Balkan i mbajtur në Tiranë u shfaq si një njeri që është për paqe në rajon.
“Ishte irrituese ti krijoje Vuçiç një plaftormë sikur të ishte Nënë Tereza, vetëm para disa javësh për disa targa çoi tanket në veri të Kosovës. Është vështirë të shohësh Vuciç si faktor paqe, ku ai qëndron prapa një konflikti, ku Serbia njihet si vatra më destabilizuese e Ballkanit, është dora e shtrirë influencuese të Rusisë. Ti shtrosh në Tiranë një platformë për paqe, të flasë për fruta dhe perime, turistë, investime është hipokrite, një thikë që i ngulet pas shpine Kosovës”, tha Çollaku.
Sipas tij, Rama duhet të kushtëzonte pjesëmarrjen në këtë nismë, duke i kërkuar Serbisë që të njihte Kosovën si shtet. “Vuçiç është pas çdo trazire në Ballkan, shihni se si veproi për reciprocitetin për targat mes Kosovës dhe Serbisë, ku çoi tanket në veri të Kosovës, apo pas ngjarjeve në Malin e Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë”, theksoi Çollaku.
Gjithashtu deputeti i PD shtoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet në SHBA, kohët e arta të diplomacisë serbe kanë përfunduar dhe se tashmë Serbia e di një gjë të tillë.
Diskutime rreth kësaj post