Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë të përballet me kryedemokratin Sali Berisha, ndaj dhe ky i fundit u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.
Në një intervistë televizive, Baçi u shpreh se Berisha ka të drejtë të kërkojë interpelancë me Ramën dhe shtoi se fakti që është i sanksionuar nga SHBA-të, nuk duhet të bëhet pengesë.
“Këto penalitete, do dhe i keqpërdor mazhoranca. Kërkon që të gjithë deputetët e tjerë t’i bëjnë një përjashtim “de facto”, duke mos e vënë sikur nuk ekziston. Është e drejta e tij si deputet, nuk ia heq askush këtë.
Është me rregullore. Rregullorja nuk parashikon që po ishte një deputet “non grata”, unë të heq të drejtën e interpelancës. Ka frikë të përballet me Sali Berishën. Kanë frikë të përballen me Sali Berishën. Sali Berisha e thotë atë që është, ashtu siç është. Ka frikë dhe e shmang”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post