Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu e konsideron takimin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri me kreun e PD, Lulzim Basha një shprehje mbështetjeje.
Ai tha se kjo tregon se PD “ka bashkëpunimin më të lartë të mundshëm me partnerët ndërkombëtarë duke filluar nga SHBA, Gjermani, Francë, Britani, etj”.
Deputeti i PD tha se diskutimi ka qenë me dyer të mbyllura por për atë bisedë pritet të flitet ditët e ardhshme.
“Ishin përfaqësues të shteteve simbol të demokracisë për të dhënë garanci ndaj PD, demokracisë dhe lirisë së fjalës”, tha Agalliu për Euro News Albania.
Arbri Agalliu shtoi se qëndrimet e fundit të DASH tregojnë se “çdo qëndrimi i Kim është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë dhe i presidentit Biden”.
Diskutime rreth kësaj post