Deputeti i PD-së, Edmond Spaho teksa ironizoi akademinë e barinjve, shprehu shqetësimin se njerëzit nuk po mbarështojnë më lopë e dele.
Në seancën e sotme plenare Spaho paralajmëroi se në muajin Janar do të rritet edhe çmimi i qumështit. Sipas tij grumbulluesve të qumështit iu leverdis që këtë produkt ta importojnë nga Serbia, pasi iu bie më lirë.
Deklarata e Spahos:
“Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobanëve. Por problemi i parë nuk është çobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë çmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi.
320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë.Po mirë ky grumbulluesi pse duhet të shkojë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.
Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg. Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumështit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë. Dhe veç kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend”, deklaroi Spaho.
Diskutime rreth kësaj post