I ftuar në një emision televiziv, deputeti i PD-së Lefter Gështenja, ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ditën e djeshme.
Ai thotë se procedurat për incineratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë bërë në shkelje të ligjit., ndërsa shton se SPAK ka pasur hapësira për të hetuar procedurat e këtyre procedurave.
Gështenja, shprehet se ‘peshqit’ që duhen vënë para drejtësisë janë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.
Lefter Gështenja: PD ka bërë denoncime në lidhje me tre incineratorin në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Mënyra si janë zhvilluar të tre procedurat janë totalisht në shkelje të ligjit. Në rastin e Elbasanit është në shkelje totale të ligjit, pasi brenda një fundjave janë mbyllur të gjithë procedurat. SPAK ka pasur hapësira për të hulumtuar shkeljet që kanë ndodhur në procedurë. Janë totalisht shkelje të pajustifikuara. Shpresoj që SPAK ta ketë seriozisht, po për mua peshku i madh është Edi Rama.
Peshku i madh është Arben Ahmetaj. Kur të jenë këta përballë ligjit atëherë mendoj se drejtësia është në rrugën e duhur. Koka është kryeministri sepse pa dijeninë e tij nuk mund të realizohej gjithë ky zinxhirë i këtyre procedurave që është në shkelje të ligjit. Para vitit 2013 strategjia e mbetjeve urbane ka qenë përpunimi i tyre deri në finale, por jo djegia e mbeturinave. Incineratorët nuk janë në funksion të qëllimit që janë ngritur.
Diskutime rreth kësaj post