Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka vizituar në spitalin e Traumës protestues të cilët janë lënduar gjatë protestës së sotme para parlamentit.
Në një prononcim për mediat, deputeti Balliu ka kërcënuar hapur Ramën, ndërsa e paralajmëroi se do të përfundojë si ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, i cili mbeti i vrarë në betejën për marrjen e Sirtes.
“Jam i sigurtë se qeveria do marrë atë që i takon. Një trej tyre ishte dhe Gadafi. Nëse nuk duan të përsëritet historia, le të ulet në tavolinë e të diskutojë me banorët, sepse është një projekt korruptiv dhe qytetarët nuk dinë asgjë. Do mbështesim çdo qytetar për kauzat e drejta”, tha ndër të tjera deputeti Balliu.
Diskutime rreth kësaj post