Deputeti i PD-së, Flamur Hoxha, shprehet se Lulzim Basha më mirë duhet të qëndrojë i tërhequr, ndërkohë që ka zëra për një rikthim të mundshëm të tij.
I ftuar në studion e ABC Live, Hoxha shprehet se nuk duhet të jetë më shumë aktiv, pasi me gjithë përpjekjet e tyre të përbashkëta nuk mundën të bashkonin demokratët.
“Që të përcaktoj të ardhmen një deputeti apo miku nuk më takon. Unë e shoh PD nëse do e kisha unë në dorë që të hapte një garë reale. Por përpara duhet të certifikonte një parti reale në anëtarësi. Certifikimi dhe hapja e garës për lider është jetike për PD. Unë sugjeroj që Basha duhet të qëndrojnë i tërhequr siç është. Me gjithë përpjekjet që bëmë nuk arritëm të krijonim një bashkim. Në këtë rast gjykoj se nuk duhet të jetë më aktiv seç është”, u shpreh deputeti.
Hoxha thotë se duhet të ketë një ripërtëritje në politikë dhe PD duhet t’u japë mundësi të rinjve.
“Kalohet nga Basha te Alibeaj, i shitur i blerë. Kjo është një gjuhë që duhet të marrë fund. Kjo është një metodë për të denigruar figurat. Kjo fatkeqësisht transmetohet te militantët si sukses. Fatkeqësisht e kam thënë unë në këtë moshë jam deputet, por duhet të kishte një ripërtëritje politika”, thotë ai.
Sipas tij PD duhet të rikthejë besimin dhe kujton gabimet e së kaluarës, siç është bërë me ish-të përndjekurit dhe pronarët.
“Unë jam deputet dhe nuk mund të flas për të përndjekurit politikë. E kishte PD në dy mandate dhe mund ta mbyllte njëherë r përgjithmonë çështjen e të përndjekurve dhe dëmshpërblimit të tyre. Apo të ish pronarëve që janë në gjyqe. Këto janë defekte të PD. Për këtë duhet njerëz që besojnë dhe që janë të pastër që s’kanë qenë në këto 30 vite”, theksoi Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post