Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për aksionin opozitar në vijim, ku ka paralajmëruar një seri lëvizjesh në formë protestash, grevash apo edhe revoltash.
Gjatë emisionit “Now”, Këlliçi u shpreh se po punohet për të organizuar një protestë të detajuar, pasi sipas tij, nuk ka kthim pas.
Ashtu siç e njoftoi dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Këlliçi u shpreh se demorkatët do të vijojnë takimet me sindikatat, ku një mbledhje është planifikuar këtë javë.
“Nuk besoj se është çështje date por është çështje koordinimi mbi të gjitha, një aksioni shumë planësh. Koordinimi me faktorët opozitarë, me shoqërinë civile. Është lënë një takim këtë javë me sindikatat. Nuk është ideja që të bëjmë një protestë për hir të protestës. Ideja është se do bëjmë një protestë pa kthim pas. Do të jetë një protestë me koordinim të detajuar. Aksioni do të jetë i shoqëruar me greva, me mosbindje civile, me revoltë dhe me një aksion të fortë denoncimesh në parlament”- tha deputeti.
Diskutime rreth kësaj post