Alizoti është i bindur se PD do të çahet dhe Rama në këtë aspekt do të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë. Ata të dy, si Basha dhe Berisha duhet të gjejnë një rrugë. Në këtë përplasje nuk ka fitues, tha Alizoti, sepse sipas tij Basha nuk tërhiqet, por edhe Berisha nuk tërhiqet. Unë politikisht nuk i shoh bashkë në të ardhmen tha Alizoti.
Deklarata e Alizotit:
“Unë mendoj Basha se ka bërë me dëshirë pezullimin e Berishës. Situata ka qenë shumë e vështirë. Fillova ta ndjenja brenda vetes së PD po hynte në një krizë të madhe. Nëse unë do të kisha një përvojë kaq të gjatë në politikë, unë kisha marrë vendimin dhe do jepja dorëheqjen, ose do bëja një pakt. Do lija një parti në rregull dhe do bëja një proces që të bëja një garë të drejtë. Edhe unë do e përjashtoja Berishën nëse do ishte partia në rrezik”, tha Alizoti.
Diskutime rreth kësaj post