Deputeti i opozitës parlamentare, Nimet Musai e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të garuar si deputet nën listën e Partisë Socialiste.
Ai thotë se nuk ka marrë ende një ofertë nga socialistët teksa shton se nuk ka biseduar as me Myslim Murrizin për t’iu bashkuar partisë së tij.
“Nuk kam biseduar me Murrizin. Partitë politike po kërkojnë qytetarët apo intelektualët që kanë votat. Partitë politike po kërkojnë banorët e atyre zonave që kanë mbështetje në publik. Asnjëherë nuk kam thënë dhe nuk kam premtuar që të jem deputet i PS-së. Unë do të zgjedh rrugën më e mirë për të shkuar në Parlament. PS është parti e madhe dhe pret shumë deputetë. Unë nuk kam një ofertë nga PS por nuk është e pamundur. Unë po pres që të kalojnë të gjithë reformat. Jam mbështetës i gjithë qytetarëve të Fierit. Kudo që shkoj, që dal në bisedat që bëj, qytetarët dua figura të reja. Prurje të reja që kanë mbështetje në këto qytete”, tha Musai në një intervistë për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post