Ditën e sotme ka dorëzuar mandantin deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj. Pritet që vendin e tij ta zërë Gëzim Ademaj që është kandidati për deputet në listat e demokratëve për zgjedhjet e 25 Prillit.
Veizaj fitoi mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Vlorës.
Përmes një postimi në facebook, ku njoftoi lënien e mandatit, Veizaj shkruan se Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes, ndërsa thekson se vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert.
“Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.” Shkruan ndër të tjera ai.
Diskutime rreth kësaj post