Lefter Koka është një nga themeluesit e Lëvizje Socialiste për Integrim, dhe një prej grupit drejtues parlamentar të LSI-së që prej vitesh.
Por vitin e shkuar, ish-ministri i Mjedisit në qeverinë “Rama 1” dhe ish-kryebashkiak i Durrësit, nuk zbatoi vendimin e opozitës për të djegur mandatet.
Koka qëndroi në Kuvend, por nuk se ka pasur ndonjë profil politik në qëndrime publike.
Me rastin e 12 qershorit, Koka bën një urim për PS-në në faqen e tij, duke publikuar foto me dy liderët e kësaj force politike: Fatos Nanos dhe Edi Ramës.
Ky shkrim i Kokës, shikohet brenda rreshtave se shpreh një zhvillim politik drejt përafrimit me PS-në.
Koka, tashmë pjesë e grupit të deputetëve që nuk e braktisën Kuvendin, u cilësua i “padëshiruar” nga LSI-ja një vit më parë, por krerët e kësaj force përdorën shumë kujdes në artikulimin e qëndrimeve, pasi nuk donin të sillnin një përplasje, pasi Lefter Koka ka drejtuar LSI-në e Durrësit dhe ka një elektorat të rëndësishëm, pjesë e një lobi të fuqishëm në këtë zonë. Për një kohë të gjatë, Koka pati një konflikt të fortë me ish-kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ndërkohë që ka shumë gjasa që tashmë të kandidojë për PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Por gjithsesi është herët për të folur
Postimi
“Gëzuar 29 vite të Partisë Socialiste! Gëzuar çdo anëtari e simpatizanti që kanë besuar e kontribuar në rrugëtimin sfidues të kësaj partie prej 3 dekadash, për një Shqipëri më të mirë.
Kjo parti ka kontribuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe personalitete të saj kanë lënë gjurmët e tyre ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për zhvillimin e Durrësit.
Jo me pak nostalgji kujtoj gjithë bashkëpunëtorët politikë e miqtë e mi të kësaj force politike , me të cilët ndanim idealin, besimin, punën dhe vullnetin ndër vite për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe ndaj sot për ta shpreh veç mirënjohje.
Gëzuar , me urimin që Partia Socialiste e Shqipërisë të vijojë kontributin me energjinë e shpirtin e saj , drejt rrugës euro-atlantike të Shqipërisë”.
Diskutime rreth kësaj post