Ka nisur me debat takimi i kryeministrit Rama me studentët e Universitetit të Vlorës. Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, pasi studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta.
Pas disa minutash bisedime, studentët kane nisur te largohen nga salla. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisën të thërrisnin studentët dhe më pas u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër.
Lidhur me situatën ka ardhur reagimi dhe nga LSI. Deputeti Endrit Braimllari e quan këtë një dështim të Ramës dhe shkruan se e mira është që të largohet.
“Kur ty nuk te pranon me as Vlora me mire ik sa nuk eshte vone.
I lumte studenteve te Vlores per karakterin dhe forcen qe i karakterizon” shkruan Braimllari.
Video:
Diskutime rreth kësaj post