Deputeti Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘Arena’ ka deklaruar se PS-ja dhe PD-ja janë parti që kurrë nuk kanë blerë vota. Sipas tij, LSI është kanceri i politikës shqiptare.
Deklarata e Valterit:
‘Opozita shqiptare sot është pa vizion, pa program dhe ka një llogari të qartë për të blerë vota. Kjo pasi premtojnë punë dhe ndere për të ardhur në pushtet.
Këtë e bën LSI-ja që është kanceri i politikës shqiptare. PS-ja dhe PD-ja janë parti që kurrë nuk kanë blerë vota. Opozita nuk do të marrë kurrë pushtetin.’-tha Valteri.
Diskutime rreth kësaj post