Deputeti i opozitës në parlament, Besnik Troplini ka habitur me fjalimin e tij në Kuvend. Ai ka hedhur sulme ndaj Brukselit, duke i cilësuar ‘si “langarqë’ dhe ‘ me dy fytyra’.
Deputeti tha se Brukseli nuk e njeh fare realitetin e Shqipërisë dhe se nuk mund të tallen me shqiptarët.
“Dëgjuam avokaten e popullit dhe raportin e kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature. Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek takimi i Luksemburgut ku do caktohej data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave. Kjo nuk ndodhi. Pse ne do i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Bullgarinë. Brukseli ka qeveri me dy fytyra. Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë por merren me telefonata. Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë.
Me kë talleni ju më mër langaraqë. Kush keni qenë ju. Më çdo 9 maj mblidheni. Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit. Kur Berlusconi propozoi që për vendet post komuniste në Ballkan, duhet një plan marshall, kancelaritë mbyllën dyert. Në BE janë ca zagarë. Vetë thanë që kemi plotësuar kushtet. Nëse nuk doni ne në punën tonë ju në punën tuaj. Shqipëria ka Amerikën dhe Italinë. Më vjen keq se prisnin një datë për hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi”, tha Troplini .
Diskutime rreth kësaj post