Deputeti Erjon Brace ka sulmuar ashpër policinë për dhunën e ushtruar ndaj tifozave të Partizanit.
Përmes një statusi në facebook, Brace akuzon drejtpërdrejt policinë për dhunën që I ka bërë tifozave të kuq duke vënë në rrezik dhe jetën e një tifoze femre.
“Se pari, jam i shokuar nga sjellja e policise, madje forcave speciale te saj;As me duhet respekti ndaj meje kur rrihni njerezit e mi! Fare!Nuk shoh prej vitesh kund ne stadiume police, forca speciale jo e jo.Ne Shqiperi jam mesuar ti shoh kudo.Por qe policia te hape portat dhe te hyje me dhune duke sulmuar ne mes te tifozerise, ky eshte kulmi.Po lexoj kryepolicin qe urdheroi kete sulm te dhunshem qe paska thene se, tifozet e Partizanit ishin te dehur!!Po si i dallove zotri? Kujt i bere test?Po edhe sikur te ishin te tille, cpune ke ti? Ku shkruhet qe ti hyn me dhune mes tyre dhe rreh te dehurit? Po ceshte kjo e drejte qe i jepkeni vetes ju? Po mire kur i dehuri nget nje makine, por kur i dehuri kendon, therret, gezon cpune ke ti?E kuptoni qe keni goditur vajza apo jo?Po kush je ti dhe me cte drejte ligjore godet nje grua?Ky eshte kulmi!Jo vetem rrahja barbare sot, por mbi te gjitha alibia me te dehur!” shkruan Brace
Diskutime rreth kësaj post