Deputeti Luan Duzha i bashkohet Partisë Socialiste. Duzha u shfaq hapur sot në kah të Taulant Ballës, Qazim Sejdinit, Evis Kushit dhe drejtuesve të kësaj force politike të cilët morën pjesë në një aktivitet që u zhvillua në Funar.
Luan Duzha fitoi si deputet i Partisë Republikane dhe iu bashkua LSI. Por duket kjo forcë politike ka konkurencë të fortë këtë radhë në Elbasan pasi të deleguar në qarkun e Elbasanit janë dy nga eksponentët më të lartë, Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto. Pastaj emër i fortë si kandidat mbetet drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Dashamir Xhika, raporton Infoelbasani.al
Por oferta nuk ka munguar. Rastin e ka shfrytëzuar menjëherë Partia Socisliste pasi në këtë rast nuk e del e humbur pasi Luan Duzha gëzon respekt të madh në Cërrik e Elbasan e madje merr vota nga të gjitha partitë politike.
Vendimi për tu bashkuar me PS-në natyrisht që është shoqëruar me një premtim joshës për Duzhën i cili mund të radhitet ndër emrat e parë për deputet ose në rast fitoreje të PS-së një post të lartë në administratë
Nderkohe qe me kete kalim, eshte kompensuar dhe humbja e deputetit nga PS ne Lezhe ne favor te LSI.
Diskutime rreth kësaj post