Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri gjatë një interviste televizive ka folur për aksionin opozitar, situatën në PD dhe “Open Balkan” si dhe ka shprehur mbështetjen për hapjen e dosjeve përfshirë dhe atë të Ilir Metës.
Në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, Xhaferri tha se Sali Berisha nuk mund të jetë në asnjë mënyrë e ardhmja e PD por është e shkuara e saj. Sipas tij Berisha duhet të bëjë një hap pas dhe ta kuptojë sa e rëndë situata, pasi në të kundërt nuk mund të përsëritet suksesi i vitit 2005 kur PD erdhi në pushtet.
Xhaferri tha se Partia Demokratike do të mbështes nismat në Kuvend për largimin nga postet publike të personave që kanë qenë në ish sigurimin e shtetit, apo kanë bashkëpunuar, përfshirë dhe hapjen e dosjes së Ilir Metës. ‘Open Balkan’, Xhaferri e shikon si një nisëm e cila e cenon Kosovën por dhe qasjen perëndimore që ka Shqipëria. Madje sipas tij’ më shumë fiton Serbia nga kjo nismë dhe jo Shqipëria.
Diskutime rreth kësaj post