Komisioni i Ligjeve diskutoi në mbledhjen e sotme buxhetin e vitit 2022 për KLP-në, por edhe problemet gjyqësore që shkaktoi vettingu në drejtësi. Dashnor Sula, deputet i zgjedhur në Elbasan u shpreh se ky qark ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, “kufizohet me Maqedoninë dhe këtej me detin me Italinë dhe ka vetëm një prokurori”.
Deklarata e Sulës:
“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë e vitit 2021 ka qenë kritikuese pasi ka rënë numri i dosjeve të dërguara në gjykim. Bëhet fjalë për mbi 10% krahasuar me 2020, që është një tregues mjaft negativ dhe arsyeja kryesore e kësaj është që numri i çështjeve që ka në ngarkesë një prokuror, cilësia e ka rënë jashtëzakonisht dhe pyetja ime është si t’i dalim përpara këtij problemi? Do të thellohet cdo muaj, deri tani kanë ikur 132 prokurorë nga vettingu, do të ketë përsëri.
A ka mundësi KLP të rekrutojë prokurorë të rinj. A mundet që ju të bëni të mundur të plotësoni vakancat që kanë prokuroritë e rretheve, apelit? Nëse nuk bëhet, a keni mundësi të ushtroni presion te ministria e Financave, që të shtojmë 50 oficerë të policisë gjyqësore për të ndihmuar prokurorët. Pyetja e dytë ka të bëjë me hartën gjyqësore, që është një shqetësim jashtëzakonisht i madh.
Pse e them këtë? Po marr qarkun e Elbasanit, është qarku që ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe këtej me detin me Italinë. Ka vetëm një prokurori, e qarkut të Elbasanit. Numri i prokurorëve është me mangësi, a mund të zotërohet territori nga një prokurori qendër qarku, aq më tepër që diskutohet” deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post