Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se vendimi autokrat i marrë nga Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha, ka përçarë partinë e PD. Noka ka deklaruar në Abc Neës se do të kërkohet referendum, për të cilin do të duhet një e katërta e përfaqësisë.
“Kur merr vendim në kundërshtim me kundërshtarët , do të thotë që e ke përçarë partinë. Ne kërkojmë referendum. Do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, për të cilin duhet 1 e 4 e përfaqësisë. Po përçahet partia, po merret vendim kundra shumicës. Partia po lëngonte nga humbjet e zgjedhjeve kur më pas erdhi shpallja “non grata” e Berishës”, ka deklaruar ai.
Noka ka deklaruar se synimi i lëvizjes së nisur nga ish-kryeministri Berisha ka si pikë të parë vullnetin dhe respektimin e zërit të çdo anëtari.
“Pika e parë është vullneti, të respektohet zëri i çdo anëtari të PD, të realizohet si kusht për t’i mbajtur të bashkuar”, thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post