Deputeti i PD-së Flamur Hoxha u shpreh se Sali Berisha është njeriu që ka në dorë çelësin për të zgjidhur krizën e thellë brenda Partisë Demokratike që ndodhet përballë dy kuvendeve në muajin e themelimit.
Deklarata e Hoxhës:
“Unë mendoj se ka një parti dhe një Kuvend sikur u demonstrua në Kryesi. PD bashkohet nga qëndrimi me dinjitet. Duke toleruar nga vetja dhe duke qenë përgjegjës për atë që mund të ndodhë.
PD është parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë dhe në këtë rast mendoj që i vetmi, unë mund të jap edhe mandatin që kjo situatë të përmirësohet… PD do të dalë më e fortë dhe personi që e ka në dorë, që ka qenë kryesor është lideri historik Sali Berisha. Ai mund të gjejë çelësin që PD të dalë më e fuqishme dhe më e fortë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post