Deputeti shkodran Agron Çela, ka darkuar mbrëmjen e djeshme me ?Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku të dy shihen në një tavolinë duke darkuar, ku krahas fotos shkruan “Shkodra na Bashkon”.
“Kenaqesi te kalonim nje darke pune me Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç ” Shkodra na Bashkon”. Ulqin e Shkoder vella e moter!”, shkruan Çela në postimin e tij.
Kujtojmë që Agron Çela, deputeti i Shkodrës, “tradhtoi” Partinë e Lirisë për Partinë Socialiste, pasi pak ditë më parë u bë me dije se deputeti në zgjedhjet e 14 majit mbështet PS.
Diskutime rreth kësaj post