Në seancën e sotme plenare janë miratuar 3 projektligje, si ai parandalimit të pastrimit të parave, marrëveshja për furnzimin me vaksinën Pfizer dhe rregulloren e re të Kuvendit. Ajo që vërehet është se deputetët e Partisë Demokratike i janë bashkuar maxhorancës duke votuar pro miratimit të këtyre projektligjeve.
-Akt normativ “Për miratimin e tekstit te disa ndryshimeve ne marrëveshjen për prodhimin e furnizimin me vaksinën “Phizer”
112 vota pro
2 vota abstenim
-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të ndryshuar””.
106 vota pro
6 vota kundër
1 abstenim
-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”
111 vota pro
3 vota kundër
Diskutime rreth kësaj post