Por ka dhe prej atyre që nuk e kanë pritur mirë ndërtimin e kullës së Berishës. Poshtë statusit të deputetit Bedri Hoxha një komentues shkruan:
“Po Kullën e Haklajve që ka qenë përballë në Kërrnajë e shihni dot ju që mburreni me këtë “Mekën e Viçidolit”? Jo nuk e shihni, se ajo Kullë Kreshnike është zhdukur nga themelet, biles dhe varret që kanë qenë përbri të parëve të saj. Këtë masakër e ka bërë Sali Berisha banori i asaj kullës që na e kini nxjerrë në foto dhe që na je kapardisur ti z.Bedri, së bashku me bandat e tij, dhe nuk dihet se ku janë 15 banorët e asaj kulle dhe sa janë vrarë prej tyre. Duhen thënë gjërat siç janë. Të paktën mirë që e vizitoni ju se banori i asaj shtëpie nuk ka qenë asnjëherë në ato anë që kur iku me valixhe druri në Tiranë”.
Kulla është rrënuar rreth dy dekada më parë, dhe prej disa muajsh është ngritur nga themeli. E konsideruar prej Hoxhës meka e re e shqiptarëve, demokratë ose jo, kulla e Berishës, sipas arkitektit Arkond Canaj kushton rreth 300 mijë euro.
Dhe deputetet Albina Deda, Arbiola Halimi dhe Irma Kopliku të Partisë Demokratike disa javë më parë kanë vizituar kullën e ish-kryedemokratit Sali Berisha që ndodhet në fshatin Viçidol në Tropojë. Sipas tyre të shkosh në Tropojë dhe të mos vizitosh kullën e liderit historik nuk quhet se ke qenë atje.
“Një vizitë te kulla ku lindi e u rrit lideri i madh i demokratëve dr. Berisha”, shkruante deputetja Deda.
Diskutime rreth kësaj post