Deputetët e opozitës janë penguar nga garda të futen në ambientet e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Ata janë konfrontuar me efektivët, të cilët nuk i kanë lejuar të kalojnë shkallët për të hyrë në mbledhjen ku do raportojë ministri i Financave për buxhetin e ri.
Më pas deputetët kanë shkuar në grup në zyrën e Lindita Nikollës, ku kanë hyrë më forcë deri në paradhomën e saj.
Edhe në këtë përplasje deputetët kanë patur konfrontime me efektivët e Gardës së Republikës.
Diskutime rreth kësaj post