Raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar ka bërë një renditje të deputetëve më pak të aktivizuar gjatë periudhës janar-gusht 2024. Bazuar në këtë raport mund të thuhet se në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare.
Lista tregon se nuk mungon pasiviteti asa nga disa parti ku bie në sy numri më i lartë i deputetëve të PS. Konkretisht emrat e deputetëve që nuk angazhohen aspak janë: Agron Çela i PS, Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS janë 6 deputetët më pak efikasë.
Pjesë nga raporti:
Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetësh që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare.
Nuk është vetëm çështje statistikore (0 fjalime), por është shumë më komplekse, ata nuk kanë iniciuar asgjë, nuk kanë bërë asnjë propozim, nuk kanë folur për asgjë dhe nuk kanë ushtruar kështu pjesën më të madhe të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post