Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetët holandezë që mbërritën në Shqipëri për të mbledhur fakte në lidhje me kushtet për hapjen e negociatave.
Gjatë fjalës së tij në Ditën e Evropës, Rama tha se delegacioni fakt mbledhës vjen në mëngjes dhe ikën pasdite.
Ai tha se ata erdhën pinë kafe me Lulzim Bashën dhe u larguan.
“Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me fakt fajding (fact finding). Vijnë në mëngjes e ikin pasdite për të mbledhur fakte.
Më takojnë mua, ca deputetë, takojnë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon, sigurisht në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën, dhe largohen dhe mbledhin fakte.
Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite, ndërkohë KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt që hanë fakte, pijnë fakte, flasin fakte, dhe dëgjojnë vetëm fakte”, tha Rama.
Sipas tij Gjemania, Franca, Holanda, Europa na detyrohen ne që të na japin mundësi thjesht të vazhdojmë thellimin tonë në rrugën drejt BE-së.
Diskutime rreth kësaj post