Luçiano Boçi, deputet dhe nënkryetar i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, ka shpallur sot kandidaturën për të garuar në primaret e kësaj force politike, për Bashkinë e Elbasanit. Aktualisht, kjo bashki drejtohet nga Gledian Llatja i PS.
Nga selia e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi pritet të prezantojë kandidaturën e tij dhe do të njoftojë zyrtarisht futjen në këtë garë. Nëse edhe Kryesia e partisë konfirmon emrin e tij, atëherë nënkryetari i PD duhet të dorëzojë mandatin.
Diskutime rreth kësaj post