Skandali i zbuluar se Brazili ka eksportuar mish të kalbur drejt Europës dhe Azizë tronditi mbarë tregjet e tregtimit të mishit.
Po si paraqitet situata në Shqipëri? Emisioni BOOM në RTV Ora News investigoi pikat e shumicës dhe supermarketet, të cilat janë të mbifurnizuara me mish derri, gici, pule dhe fileto deri dhe pule nga Brazili.
Sipas të dhënave të AKU, plot 17.558 ton mish janë importuar nga viti 2015-2017 nga Brazili në Shqipëri.
Gazetari: Doja të pyesja për mish me shumicë.
Shitësi i pikës së shumicës: Çfarë mishi?
Gazetari: Mish viçi, gici.
Shitësi i pikës së shumicës: Ehe, po!
Gazetari: I ke tek magazina?
Shitësi i pikës së shumicës: Ti çfarë do të marrësh se kështu..
Gazetari: Unë erdha më shumë për të pyetur në fakt.
Shitësi i pikës së shumicës: Për çfarë do me e përdor ti?
Gazetari: E dua sepse kam hapur një kopësht fëmijësh dhe thashë..
Shitësi i pikës së shumicës: Po ti më thuaj mua këtu. Aty nuk ka mish viçi, vetëm mish derri, fileto derri, fileto pule.
Gazetari: Doja të dija është mish vendi apo mish..
Shitësi i pikës së shumicës: Importi or burrë.
Gazetari: Importi ee, kryesisht nga…
Shitësi i pikës së shumicës: Brazili!
Gazetari: Nga Brazili? Fileto gici mish Brazili.
Shitësi i pikës së shumicës: Po, ka dhe fileto pule.
Gazetari: Nga Brazili është edhe fileto pule?
Shitësi i pikës së shumicës: Po.
Shitësja e dyqanit: Çfarë do të marrësh ti?
Gazetari: Jam i interesuar për mish por më tha (shitësi i pikës së shumicës) që më shumë janë mish Brazili, më tha mund ti shikoj dhe këtu. Mund ti shikoj?
Shitësja: Po.
Gazetari: Domethënë dhe këto janë të Brazilit?
Shitësja: Po.
Gazetari: Kush ecën më shumë Brazili apo..
Shitësja: Jo, varet kush është mishi më i mirë pa dhjam, më i butë.
Gazetari: Të Brazilit shitën më shumë, kanë më.
Shitësja: Fileto Brazili, Brazili është kjo.
Gazetari: Po pula, e Brazilit?
Shitësja: Po, po, po.
Gazetari: Po kjo?
Shitësja: Po këtë e ke Brazil dhe këtë Brazil.
Gazetari: Këto janë braziliane?
Shitësja: Po.
Gazetari: Nga Brazili është dhe kjo?
Shitësja: Po.
Gazetari: Po këtu braziliane janë dmth?
Shitësja: Po, të gjitha këto, pulat janë braziliane. Ka ecurinë më të madhe, tregëtia më e madhe e mishit bëhet në Brazil. Është rritur kostoja sepse e tërheq Kina shumë Brazilin, se ne nuk ka na gjë për furnitorë ai, Shqipërinë jo. I merr Kina shumë, prandaj janë rritur çmimet.
BOOM vëzhgim në supermakete
Gazetari: Kjo italiane?
Shitësja: Jo jo nuk është italiane, kjo më duket se është nga Brazili.
Gazetari: Braziliane janë dhe këto?
Shitësja: Po.
Gazetari: Po kryesisht vinë nga Italia apo Brazili?
Shitësja: Brazili, më duket se i ke Brazili.
Gazetari: Po kofshat e pulës janë të Brazilit?
Shitësja: Këto i ke të Brazilit edhe kofshat i ke të Brazilit.
Gazetari: Janë të Brazilit?
Shitësja: Janë të Brazilit. Këto janë pula.
Gazetari: Braziliane janë këto pulat?
Shitësja: Po, e njëjta firmë është.
Gazetari: Po fileto pule Brazili?
Shitësja: Po.
BOOM i kërkoi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit një informacion sesa mish ka hyrë nga Brazili në vendin tonë që nga viti 2015 deri në mars të vitit 2017. Dhe përgjigjia është kjo:
-Për vitin 2015 janë importuar 6 626 ton mish nga Brazili.
-Për vitin 2016 janë importuar 9 499 ton mish nga Brazili.
-Për vitin 2017 janë importuar 1 433 ton mish nga Brazili.
Ndërsa lidhur me kontrollin që i bëhet mishit dhe pulave të importuara nga Brazili, AKU shprehet se është dokumentacioni shoqërues garancia e këtyre produkteve që qarkullojnë në treg. Më konkretisht:
-Dokumenti veterinar për import dhe tranzitet e plotësuar saktë dhe e firmosur nga importuesi ose përfaqësuesi i firmës.
-Çertifikata veterinare.
– Të gjitha subjektet importuese duhet të jenë të pajisuara me liçencën përkatëse.
-Produkti që importohet ose eksportohet duhet të jetë nga një stabiliment i autorizuar për kryerjen e eksportit.
Por pas alarmit të lëshuar nga vendet e BE, AKU thekson se për të gjitha ngarkesat e importuara me mish nga Brazili do të merren monstra për analiza deri në sqarimin e kësaj situate.
/Oranews.tv/
Diskutime rreth kësaj post