Një qytetar ka denoncuar një rast të korrupsionit flagrant që ndodh shpesh herë në shkollat shqiptare.
Denoncimi është postuar në rrjetin social nga ish kryeministri Sali Berisha. Qytetari që bën denoncimin është një djalë i ri në moshë i cili kërkonte të regjistronte në gjimnazin Qemal Stafa motrën e saj adoleshente.
Por pavarësisht se sipas rregullores nuk do të duhej të kishte probleme, të riut i kanë kërkuar 100 mijë lekë të vjetra për ta regjistruar të motrën në gjimnaz.
Berisha shkruan për rastin se kjo sjellje është fënomen i turpshëm dhe se kryeministri i vendit duhet shporrur nga pushteti një minutë e më parë.
Për më tepër lexoni historinë e të riut që ka denoncuar rastin:
Kalbesira duhet shporrur nje minute e me pare!
Regjistrimi ne gjimnazin “Qemal Stafa” behet vetem po pagove dhe 100 mije leke!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor jam nje qytetar i njesis bashkiake nr.10 kete vit kam terhequr motren ne tirane edhe desha ta rregjistroj ne shkollen ”Qemal Stafa” aty ku i takon. Si fillim kam qene mbi 10 here edhe askish nuk me tregonte pse nuk ma rregjistronin motren aty, derisa me kurkun disa dekomenta qe do i merrja tek drejtoria arsimore per ti paraqitur ne shkolle kam pritur plot 6 ore para deres derisa kam marre dokumentat e duhura kam shpenzuar edhe leke per keto. Te nesermen u paraqita ne shkolle ate dite ma rregjistrun u gezova pa mase mendova qe perfundoi gjith kjo lodhje.
Te nesermen me telefonon dikush edhe me thote qe duhet te vish ne shkolle sepse regjistrimi nuk eshte bere nuk lejohet ky person te rregjistrohet se cila eshte arsyeja nuk e di vetem me thone tako drejtoreshen eehe nuk me hapin deren qe te futem brenda ta takoj. Dikush tek dera me thote qe nese do ta rregjistrosh shko tako kete person ***** takova ate pa then fjalen e pare me tha duhen 100 mileke te vjetra nese do per 5 minuta ta rregjistroj nuk kisha zgjidhje tjeter ja sigurova keto te holla ja dhashe nuk vonuan 5 minuta me thirren edhe rregjistrova motren te gjith me prisnin me buzqeshje sepse e kishin marre nga nje dore te mire kete zezon rregjistrimesh.
Por lind pyetja pse ne deren e tyre ishte nje leter e ngjitur ku shkruhej personat me mesatare 9.5 kane te drejte rregjistrimi? Ndorkohe qe motra ime eshte me mesatare 10.0 do te siguroj edhe fotot me poshte. Jam nje i ri qe kam mbaruar shkollen e larte me nota ne shkelqyera edhe punoj per nje privat qe me perdir si deshiron ai. Jam nje i ri totalisht i zhgenjyer nga ky sistem komunist ku duan te korruptojne edhe femijet e vitit te pare ato qe jan e ardhmja e kti vendi. Jam nje i ri qe korruptohem nga disa njerez nje jan vene per te na dhen dije neve (Mesuesit) sepse nuk kam zgjidhje tjeter. Jam nje i ri qe ne cdo bisede me miqte e mi mendojme si te ikim nga ketu. Mendoni edhe per neve ule koken poshte o i gjate se po na shkel. Te falenderoj pa mase Doktor./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post