Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Ervin Salianji ka publikuar një fotografi, ku shihet pasaporta e Taulant Ballës dhe e Edmond Begës, e se pikërisht Salianji shprehet se këta të dy kanë dalë jashtë së bashku e se kjo provë që ka bërë me dije sot, nuk mund të jetë një photoshop. Kujtojmë se Edmond Bego është një biznesmen, i dënuar për trafik droge në Itali. Opozita ka pasur sulme ndaj tij, ndërsa për Begon në mbrojtje të tij ka dalë edhe një imam. Statusi i deputetit demokrat është edhe ironik.
Statusi i Salianjit:
Duke u përgatitur për në gjykatë 😀
A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop? 🤔
Foto:
Diskutime rreth kësaj post