Siguria ushqimore është një prej çështjeve më shqetësuese në vendin tonë. Nisur nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor, i cili është inekzistent me kontrollet që supozohet t’u bëjë subjekteve tregtare dhe produkteve që ata tregtojnë, e deri tek ndërgjegjësimi i këtyre shitësve që mendojnë vetëm të pasurohen.
Nga të vegjlit e deri tek më të mëdhenjtë, ata me emër, që shpenzojnë miliona për marketingun dhe produktet e tyre, vijojnë të na çojnë drejt vdekjes së sigurt me metoda të ngadalta.
Ashtu siç dihet gjerësisht, një prej sektorëve që është më problematiku për shkak të sëmundjeve që mbart dhe përçon tek njerëzit është padyshim ai i tregtimit të mishit dhe formave të tij.
Një denoncim rrëqethës ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga një punonjës i përpunimit të produkteve të mishit, i cili sheh me sytë e tij se çfarë ndodh në këtë industri e se si kompanitë me emër fusin produktet e tyre në treg nga mishi i kafshëve të ngordhura.
Ai bën thirrje që populli të ngrihet për këtë abuzim që po i bëhet dhe po mashtrohet duke blerë produkte të këtyre kompanive me çmime të lira./JOQ
Denoncimi rrëqethës:
Diskutime rreth kësaj post