Një denoncim tronditës është bërë në polici, ku një grua shtatzënë ka humbur foshnjën që priste të vinte në jetë.
32-vjeçari A.B., gjatë ditës së djeshme, ka kallëzuar para uniformave blu në Vlorë se kunatës shtatzënë, nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.
Më konkretisht ai ka thënë se në spitalin e Vlorës, nuk i është dhënë ndihma e duhur kunatës, D.M., 28 vjeçe, ku për pasojë ajo ka humbur foshnjën e pa lindur.
Lajme.al mëson nga burime policore, se gruaja kishte shkuar për të lindur në spital, por mjekët kanë konstatuar komplikime të tjera, duke e dërguar në Tiranë.
Por e reja nuk ia ka dalë, duke i vdekur fëmija që mbante në bark ende pa lindur.
Për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për vlerësim.
Diskutime rreth kësaj post