Një qytetar ka denoncuar deputetin Socialist Sadri Abazi, i cili po ndërton me leje duke ju bllokuar pamjen 26 familjeve tek Zogu i Zi në Tiranë, pasi sic thote ish kryeministri Sali Berisha qe ka postuar denoncimin, në krahë të tij ai ka lejen e dhënë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Denoncimi i qytetarit nga ish-kryeministri Sali Berisha:
Për Lal Plehun dhe narkodeputetët e Noriegës nuk ka ligje. Shikoni si ju mbyll sy e dritare 26 familjeve mafiozi famoz Sadri Abazi me mbështetjen totale të Lal Plehut!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje. Doktor Berisha .Une qe po te shkruaj jam nje banor qe jetoj te rredh rrotullimi i zogut zi . Para nesh ka vilen .sadri abazi .ka 5 muaj qe punon brenda kesaj vile Tani sot kishte nxjerr nje tabel ku tregon lejen qe i ka dhen .lali Eri i bashkis po si ka mundsi qe jepen keto leje . Qe nuk plotson asnje kriter po na e bllokon dritaret te gjitha .Marrim ne tel policin bashkiake thon e ka me leje . Keshtu e ka ber shtetin ky Edvin rama .jemi 26 familje qe jetom ketu tani po e shikojm se cfar eshte te kesh pushtet dhe te jesh deputet si sadri abazi .ju lutem Doktor Berisha jemi te pafuqishem para ketyre Maskarenjve .po te sjell dhe ca foto ta shikosh se cfar behet te ju kemi besim qe mund ta ngresh zerin per kete shqetsim qe kemi me respekt nga familjaret e ketij pallati.”
Diskutime rreth kësaj post