Një vajzë është përdhunuar në Shkodër, ndërsa i fejuari i saj është detyruar nga agresorët që ta shohë me sytë e tij të gjithë skenën teksa në kokën e tij ishte e drejtuar një armë.
Kjo është deklarata e fortë e nënkryetarit të PD-së Edi Paloka, i cili ka denoncuar rastin këtë të shtunë në emisionin Kjo Javë në News24. Paloka tha se këto ngjarje të rënda nuk i denoncon askush e aq më tepër policia e cila s’ka bërë asnjë gjë në lidhje me rastin.
“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij”-tha Paloka.
Kur ka ndodhur ky rast?
Ka ndodhur dhe nuk denoncohen. Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen. Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë, Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.
A keni informacion kur ka ndodhur kjo?
Unë po ju them faktet. Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra. I di gjithë Vlora ca ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi ca ndodh në Durrës, në Nikël në Shijak. Këto janë gjëra që po ndodhin në gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin.
Diskutime rreth kësaj post