Gazetari Klodian Tomorri ka folur lidhur me temën me te komentuar te javeve te fundit: zgjedhjen e presidentit të ri. Presidenti i ri do ti firmosë Edi Ramës letrat për të nxjerrë nga plani i ushtrisë, 137 hektarë tokë bregdetare.
Sipas Tomorrit, Rama ka 5 vite që po tenton ti marrë firmën Metës, por nuk ja ka dalë.
Dhe presidenti i ri, do të ja firmosë Ramës këto letra, e më pas ky i fundit do ti shpërndajë pronat e lakmuara tek oligarkët e tij.
Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:
“Kur Partia Socialiste thotë që Presidenti të jetë i ndryshëm nga Meta, e ka fjalën që të firmosë ato të nëmura letra për të nxjerre nga Plani i Përhapjes së Marinës, 137 hektarë në bregdet.
Kanë 5 vjet që po lodhen dhe nuk po i marrin dot.
Janë 60 për qind e të gjithë pronave që kanë bazat e forcës detare. Do ishin bërë me dhjetëra fshatra turistike, hotele dhe resorte tani.
Për një copë firme. Ja pra, Presidenti i ri nuk duhet të jetë kundër zhvillimit se na nxin imazhin e Shqipërisë nëpër bote.
Sa të emërojmë një President qe e do zhvillimin, pastaj do luftojmë me hunj për te mbrojtur Atdheun. Se Komandën e Forcës Detare do e zhvendosim ne Skrapar. Por këto janë thjesht demet e vogla kolaterale te progresit.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post