Një vendim i papritur ka ardhur nga platforma Twitter për presidentin Donlad Trump. Ajo ka vendosur që të pezullojë përgjithmonë llogarinë e tij në Twitter.
“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrez ikut për nxitje të mëtejme të dhu nës”, tha kompania Twitter.
Protestuesit e dhuns hëm, mbështetës të Trumpit, sul muan më 6 janar Kongresin amerikan, Twitter njoftoi për pezullimin prej 12 orëve të llogarisë së presidentit, për shkak se siç u tha, ai kishte bërë postime që përbënin shkelje të politikës së kësaj platforme të integritetit civil.
“Më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime në Twitter, të cilat, sipas kësaj platforme sociale, kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së “Glorifikimit të Dhu nës” të kësaj kompanie, që “ka për qëllim të parandalojë glorifikimin e dhu nës që mund të inspirojë të tjerët të kryejnë akte të dh unës dhe vendosëm që ato kishin të ngjarë të inkurajonin njerëzit të përsërisnin akte të dh unës që ndodhën në Kongresin amerikan më 6 janar”, -tha Twitter.
Edhe kompanitë Facebook dhe Instagram kanë njoftuar më 7 janar se kanë vendosur t’ia bllokojnë llogaritë Trumpit në këto dy platforma, për të paktën dy javë, derisa Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA-së. Facebook dhe Instagram thanë se Trump “përdori platformat tona për të nxitur dh unë ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”. Facebook, që ka në pronësi edhe platformën Instagram, nuk e ka përjashtuar mundësinë që llogaria e Trumpit të mbyllet përgjithmonë.
Diskutime rreth kësaj post