Një emigrant shqiptar është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër pasi ai i preu me thikë fytin duke i shkaktuar vdekjen të fejuarës. Bëhet fjalë për shqiptarin Arben Rexha i cili është dënuar me 10 vite burg.
Emigranti Rexha më 31 janar 2016 vrau të fejuarën. Rexha goditi me thikë për vdekje Elidona Demiraj e cila kishte vetëm 3 muaj që kishte mbërritur në Londër për t’iu bashkuar të fejuarit Rexha.
Sipas mediave britanike 32 vjeçari e vrau pasi ai ishte i bindur se e fejuara e tij kishte bërë një abort gjatë kohës kur ata nuk ishin bashkë.
Kanë qenë fqinjët ata që dëgjuan “britma të forta”, duke njoftuar menjëherë policinë. Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ishte e pamundur pasi vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.
Në një reagim të ndjerë pas ngjarjes së rëndë, babi i viktimës, Halili, tha se familja e tij “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”.
Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës ngritën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post