Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratke Flamur Noka me anë të një postimi në Facebook ka reaguar mbi arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës Frran Frrokajt, ndërsa tha se ky dënim “është pjesë e fushatës së kryeministrit Rama”.
Noka shkroi se “dënimi është i dëshiruar nga qeveria dhe levat e Ramës që e kanë shtuar presionin ndaj bashkiakëve demokratë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet vendore”.
Postimi i plotë:
“Dënimi i Fran Frrokajt, si pjesë e fushatës së Ramës. Pse nuk hetohen kryebashkiakët e Rilindjes?
Dënimi i Fran Frrokajt sot nga gjykata, është i dëshiruar nga qeveria dhe levat e Edi Ramës, që e kanë shtuar presionin ndaj bashkiakëve demokratë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet vendore. Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë, një mënyrë byzantine e njohur tanimë, e përdorur nga ai prej kohësh.
Ndërkaq, nuk ka se si të mos vihet re që:
-Kryebashkiakë socialistë që kanë sjellë falimentimin e njësive të tyre vendore
– Janë përfshirë në aferën më të madhe korruptive në vend, të inceneratorëve.
– Nuk preken nga drejtësia, madje janë në krye të përpjekjes së Rilindjes për të mbajtur sërish pushtetin me cdo kusht e me çdo mjet.
U bëj thirrje organeve të drejtësisë, e në veçanti SPAK-ut, të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit!
Mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri.
Ligji duhet të funksionojë pa ndikim e pa selektim, ndërsa drejtësinë e vërtetë do ta bëjnë qytetarët me votën e tyre më 14 Maj.”-shprehet Noka.
Diskutime rreth kësaj post