Vetëm një ditë pas vizitës në Athinë të kryeministrit Rama, kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë një status në Facebook mbi zgjerimin me 12 milje të Greqisë në ujërat territore të detit Jon.
Dendias thotë se kalimi në Kuvend i projektligjit që sanksionon zgjerimin me 12 milje, është një moment historik i ushtrimit të së drejtës së Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare.
“Kalimi në Kuvend i projektligjit për zgjerimin e zonës ujore në detin Jon është një moment historik për ushtrimin e të drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Detit”.
Ministri i Jashtëm i Greqisë shton se projektligji për zgjerimin me 12 milje në detin Jon gjithashtu konfirmon se Greqia kërkon marrëveshje për kufijte detare me vendet fqinje sipas të Drejtës Ndërkombëtare.
“Projektligji konfirmon strategjinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje me vendet fqinje, gjithmonë sipas të Drejtës Ndërkombëtare, duke promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajon”.
Agjencia Reuters shkruan sot se ‘qeveria konservatore greke’ ka dërguar një ligj në parlament për zgjerimin e ujërave territorialë në Detin Jon në 12 milje.
Sipas agjencisë, ligji është depozituar pas negociatave me Shqipërinë dhe Italinë.
Diskutime rreth kësaj post