Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.
Dy ministrat e Jashtëm diskutuan për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për veprimet për uljen e tensionit në terren, siç bën të ditur Dendias në postimin e tij në Twitter.
Kjo e premte ka shënuar dhe lirimin e dy pikave të fundit kufitare të Kosovës, atë të Jarinjës dhe Bërnjakut. Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas.
Diskutime rreth kësaj post