Në foltoren e sotme të ish-kryeministrit Berisha me gratë dhe vajzat demokrate nuk kanë munguar as batutat. Një prej grave të pranishme tha se nuk kanë frikë as nga Gazment Bardhi e as nga Lulzim Basha, duke i etiketuar si Luli dhe Gazi.
Reagimi i demokrates:
“Si mund të kemi frikë ne nga Luli e nga Gazi, kam përshtypjen se kanë parë atë filmin ‘I vetëm në shtëpi’ dhe menduan se të vetëm në parti, do t’ja dalin. Por e kanë gabim. Unë jam e nderuar që jam pjesë e foltores dhe që jam e shkarkuar si zonja Vokshi,” tha demokratja.
Diskutime rreth kësaj post