Shumë versione po qarkullojnë mbi punimet e Kuvendit të datës 11 Dhjetor të Partisë Demokratike, thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha, se si do të jetë version, ku përveҫ ndryshimeve statutore dhe shkarkimit të Bashës, e më pas nëse do të ketë rezistencë nga Basha
Gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, ka zbardhur një nga versionet, ku thuhet se Kuvendi, përveç ndryshimeve statutore që janë lajmëruar, do të shkarkojë Lulzim Bashën dhe më pas nëse do të ketë rezistencë nga Basha, Bardhi dhe pak mbështetës të kryetarit, në seli do të paraqiten “demokratët e Laçit, Mamurrasit dhe Fierit, për të stabilizuar situatën”.
“Nëse Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi tentojnë të hyjnë si ish-drejtues të PD-së me idenë se janë prapë drejtues, një repart demokratësh nga Laçi, Mamurrasi, Fieri dhe nga Vlora do jenë të dera për stabilizimin e çdo situate.
Po kështu mbetet shumë e sigurtë që policia e shtetit nuk do të ndërfutet në këtë sherrnajë te selia blu, gjithnjë nëse do ketë ndonjë turbullirë“, thuhet në shkrim.
Kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike?
Sali Berisha
60%
Lulzim Basha
14%
Dikush tjetër
26%
Votes 17781
Më poshtë skema e plotë, sipas “Koha Jonë”:
Kuvendi Kombëtar i PD-së me datë 11 dhjetor mendohet të jetë në stadiumin “Air Albania” (gjithnjë nëse moti nuk është me fortunë e shi, ku në njerën do jenë delegatët, pra Kuvendi, të mirëkontrolluar me kartë ID dhe të grupuar sipas grupseksionëve që përfaqësojnë.
Në anën tjetër të stadiumit do jenë anëtarë të PD, simpatizantë dhe të ftuar të partive të tjera politike të spektrit opozitar.
Në fillim do ekzekutohet Himni Kombëtar i Shqipërisë.
Me pas do të dalë Komisioni që kontrollon mandatet e delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Nëse janë (që thuhet se janë) mbi 50 % e delegatëve në kuvend atëhere fiket kandili i 18 dhjetorit, pra Kuvendit tjetër.
Gjithçka do jetë live në televizione dhe e regjistruar.
Në fillim mendohet se do flasë një grua deputete ose Edi Paloka si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Me pas do të jetë fjala e ish-liderit të PD-së, Sali Berisha.
Do të debatohen dhe votohen ndryshimet në Statutin e PD, ku ndër pikat kryesore do të jetë që kryetari i partisë kur humbet zgjedhjet politike do jetë i shkarkuar mënjëherë, pa të drejtë rikandidimi.
Kandidatët për deputet do votohen nga anëtarsia e zonës ku kandidon kandidati për deputet, Kuvendi do të votojë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.
Më pas delegatët do të votojnë për caktimin e një Komiteti apo Bordi që do të drejtojë PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD me parimin “një anëtar-një votë”, fushatë e cila do jetë gjatë muajit janar ose shkurt 2022.
Pas kuvendit Komiteti apo Bordi Drejtues i PD-së do të shkojë në zyrat e selisë blu ku do të marrin zyrën e Lulzim Bashës, tashmë të shkarkuar.
Po kështu Kuvendi nuk do të njohë kryesinë e PD-së të emëruar nga Basha, pra do të quhet i shkarkuar edhe Gazmend Bardhi.
Për drejtimin e PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, siç thamë funksionet Kuvendit do ia ngarkoj këtij Komiteti apo Bordi Provizor i cili përveç zyrës së Bashës do të marrë në dorëzim zyrën e Gazmend Bardhit, Grida Dumës dhe Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa zyra e kryetarit të grupit parlamentar nuk do të preket si kryetar grupi pasi është votuar sipas statutit të PD.
Me datë 12 dhjetor gjithçka në selinë blu do jetë nën kontrollin e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në Seli do të hyjnë deputetët e PD si dhe drejtuesit e rinjë të votuar nga Kuvendi Kombëtar.
Nëse Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi tentojnë të hyjnë si ish-drejtues të PD-së me idenë se janë prapë drejtues, një repart demokratësh nga Laçi, Mamurrasi, Fieri dhe nga Vlora do jenë të dera për stabilizimin e çdo situate.
Po kështu mbetet shumë e sigurtë që policia e shtetit nuk do të ndërfutet në këtë sherrnajë te selia blu, gjithnjë nëse do ketë ndonjë turbullirë.
Diskutime rreth kësaj post