Teksa demokratët, përfaqësues të grupit të Berishës dhe ata të Alibeajt u mblodhën në një drekë për rastin e festave të fundvitit, vjen një reagim nga deputeti Gazment Bardhi.
Ky i fundit përmes një mesazhi në rrjetin social thekson se keqpërdorim për qëllime politike të një dreke miqësore të organizuar nga Mziu, është akt dëshpërimi.
Deputeti demokrat sqaron mes të tjerash se ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik.
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!”, shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post