Nisi me mosdakordësi mes palëve, mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet propozimi i PS për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut. I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj i cili theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhet.
Sipas tij, mbledhja duhet të shtyhet pasi kjo çështje duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se mbledhja duhej të mbahej më 3 nëntor.
Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Klotilda Bushka tha se mazhoranca propozon që nismat të propozohen veç e veç dhe jo të gjitha së bashku pasi zgjatja e afateve të vettingut nuk pret pasi KPK ka mandat deri në qershorin e ardhshëm.
Pas shumë diskutimesh dhe mosdakordësish, opozita ka braktisur mbledhjen. E vetmja që nuk iku nga salla, ishte deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.
“Kjo mbledhje është në respekt të plotë të rregullores. e njëjta procedurë do të plotësohet edhe për nismën tjetër ligjore. Ti japim nismave rëndësinë që meritojnë dhe të ndara si dy procese të kuvendit. Propozoj të vijojmë me rendin e ditës.”, tha Nikolla pasi opozita la sallën
Diskutime rreth kësaj post