Partia Demokratike, Dega Krujë ka reaguar në lidhje me kritikat në adresë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.Demokratët e Krujës theksojnë se janë me Bashën, duke shtuar se populli votoi masivisht për ndryshimin, por pati ndikim krimi e shitblerja e votës, që dëmtuan zgjedhjet.
Postimi i PD së Krujës:
“Të nderuar, Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.
Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.
Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.”-shkruan Selia e PD.
Diskutime rreth kësaj post