Partia Demokratike dega Shkodër, ka organizuar këtë të shtunë proçesin e zgjedhjes së kryesisë së degës, ku sipas statutit të ri të PD-së, të drejtë vote për kryesinë e degës kanë kryetarët e grupseksioneve, kryetarët dhe sekretarët e seksioneve në territorin e Bashkisë Shkodër.
Nga 52 kandidatë për anëtarë të kryesisë së PD Shkodër do të përzgjidhen 25, ku 30% e tyre do të jenë femra.
Për këtë proçes foli edhe kreu i PD Shkodër, Gjenarin Kapcari, i cili tha se pjesëmarrja në votim është e kënaqshme.
Edhe ky proçes, ashtu si edhe votimet e fundit, nuk është zhvilluar në selinë kryesore të PD.
I pyetur për këtë, Kapcari tha se Partia Demokratike është çështje anëtarësie, jo çështje muresh.
Votimi ka nisur që prej ores 08:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri rreth orës 18:00 të mbrëmjes.
Diskutime rreth kësaj post