Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opionin’ ku po diskutohej tema ‘Si zgjidhet kriza në PD” nuk munguan as batutat pikante.
Teksa juristja Alba Bajraktari nga Franca po theksonte se kjo situatë nuk duhet të kishte shkuar deri këtu pasi sot anëtarët e PD duhet të zgjedhin mes ‘mamit dhe babit’, ka ardhur një batutë nga ana e ish-deputetit Arben Ristani, të cilit i është tërhequr vëmendje nga ana e moderatorit të emisionit.
Bajraktari tha se situata në PD i ngjan asaj në një çift në prag divorci, ku fëmijët duhet të zgjedhin se me kë të rrijnë, dhe në atë moment ndërhyu Ristani i cili tha se mami, duke iu referuar Bashës, është pak e përdalë.
Pjesë nga biseda:
Bajraktari: Kjo që po ndodh në PD nuk duhet të kishte shkuar deri këtu, pasi e dëmton shumë partinë. Sot anëtarët e PD janë në mes dy zjarresh, ata janë pikërisht si puna e atyre fëmijëve që po u divorcohen prindërit.
Fevziu: Duhet të zgjedhin mes mamit ose babit, duhet të zgjedhin njërin patjetër.
Ristani: Problemi është se kemi një çikë të përdalë mamin.
Fevziu: O Ristan rri tani…
Diskutime rreth kësaj post