Kreu i PAA, Agron Duka ka bërë një reagim lidhur me përplasjen te zyrat e FRD, ku Policia Bashkiake shkoi për të liruar zyrat. Duke thekson se demokracia është në rrezik, ndërsa e cilëson veprimin e policisë një akt arbitrat, që sipas tij, tregon mënyrën abuzive me të cilën vepron Edi Rama.
Reagimi i Dukës:
“Një akt arbitrar që tregon mënyrën abuzive me të cilën vepron Edi Rama, për sa kohë FRD ishte në koalicion me PS-në, nuk ua prekte zyrat, tani që ka kaluar në opozitë i ushtrojnë presion duke i larguar nga zyrat. Ky është një provokim që synon përkeqësimin e klimës zgjedhore, një sulm politik për të shmangur vëmendjen nga dështimi katastrofik i Edi Ramës nëpërmjet goditjeve të tilla.
Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagoi mbi këtë sulm politik, I cili është në vijmësi të përpjekjeve të Edi Ramës për të kompromentuar zgjedhjet e 25 prillit, sikurse e kam denoncuar në rastin e Shijakut, ku krimi dhe përfaqësues të Rilindjes vijojnë simbiozën e tyre në kurriz të zgjedhjeve të lira”. – shkruan Duka.
Diskutime rreth kësaj post